Një 34-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një aksidenti automobilistik në Rodos të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:15, në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos. Motori që drejtohej nga Valter Vizani, 34 vjeç nga Mbrostari i Fierit ka dalë nga rrugë në rrethana të paqarta duke shkaktuar vdekjen e të riut. Hetimet për ngjarjen po i kryen stacioni policor i Ialisou.

Nga provat e para që policia mblodhi, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk mbante kaskë mbrojtëse dhe se nga rrëzimi i tij ka pësuar një dëmtim fatal në kokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: