FBI deklaroi ditën e djeshme se ka pasur disa alarme false për bomba në disa qendra votimi në shkolla, ndërsa theksoi se domeinet e e-maileve nga të cilat vinin kërcënimet ishin nga Rusia.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara, e cila ka mohuar akuzat për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Ambasada ruse në Uashington tha se akuzat e SHBA ishin të pabaza”.

“Të gjitha insinuatat rreth ‘makinacioneve ruse’ janë shpifje dashakeqe, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike të Shteteve të Bashkuara,” tha ambasada në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, ndërsa akuzon autoritetet dhe mediat amerikane për “histerizëm” mbi dezinformimin e dyshuar rus në lidhje me zgjedhjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb