Një plagosje me armë të ftohë, të tipit thikë, ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur “Trekëndëshi” në qytet.
Mësohet se personi i plagosur është një grua, e identifikuar si shtetasja Manderina Çela.
Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.