TIRANË

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi deklaron se fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin.

Këlliçi shprehet se ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave dhe uron që kjo fitore e Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon.

POSTIMI I KËLLIÇIT
Sot e ‘pamundura’, u bë e mundur! Ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave. Donald Trump sot shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve!

Fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin!

Dita e sotme është po ashtu një triumf i qytetarit amerikan që shfaqet tek liria e tij për të vendosur vetë, tek fuqia e tij për ta bërë ndryshimin, pavarësisht çfarë thotë propaganda, e çfarë kerkojnë elitat dhe establishmenti.

Qoftë kjo ditë dhe kjo fitore e Presidentit Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit 🇦🇱🤝🇺🇸

Kellici Fb
Kellici Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb