FIER
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë. Mesohet se aksidenti ndodhi rreth orës 08:45, ku shtetasi L. K., 46 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. (foto ilustruese)
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. K., i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe AMP po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.