Një 63-vjeçare u arrestua pak ditë më parë në fshatin Miras të Devollit, pasi dhunoi nusen e djalit.

Sipas njoftimit zyrtar, bashkëshortja e djalit të saj u pajis me urdhër mbrojtjeje. Sipas burimeve familjare nusja dhe vjehrra prej kohesh ishin në një konflikt me njëra-tjetrën, ndërsa shpesh here kishte pasur situata me dhunë fizike mes tyre.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, vjehrri i të resë rrëfen se gruaja e tij nuk e ka dhunuar nusen.

“Janë zënë nuse e vjehrrë. Nuk ishim asnjë nga ne në shtëpi dhe nuk e di se si ka ndodhur sherri. Kur u ktheva nuk e gjeta gruan në shtëpi. Ishte në komisariat.
Kishin shumë vite të martuar, deshën të ndaheshin një herë por u pajtuan sërish. Kanë tre fëmijë.
Nusja është agresive, dhunonte edhe fëmijët, ka ndodhur që e goditur edhe bashkëshortin.
Mua vetëm më ka ofenduar”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb