Vlera e bitcoinit ka shënuar rritje prej 8 për qind pasi investitorët vënë bast se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale do të kishte ndikim ekonomik në treg.

AP-ja ka raportuar se kriptovaluta ka arritur një rekord prej 75.345 dollarëve në fillim të tregtimit, derisa më pas ka rënë për 2.000 dollarë.

Trump, që të mërkurën i fitoi zgjedhjet presidenciale, ishte zotuar ta bënte Amerikën kryeqytet të kriptove. Kandidati i republikanëve edhe gjatë fushatës ka pranuar donacione në kriptovaluta dhe u shoqërua me investitorë të kriptovalutave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: