Amerika zgjodhi Donald Trump si presidentin e 47-të, teksa republikanët fituan edhe Senatin. Ja disa çështje kryesore që duhet të dini për zgjedhjet në SHBA.
Donald Trump ka fituar një mandat të dytë historik si president, duke mundur Kamala Harris
Një fitore e parashikuar në Wisconsin pak më shumë se një orë më parë e shtyu republikanin mbi pragun prej 270 votash elektorale të nevojshme për të fituar presidencën dhe në një fjalim fitues në Florida ai tha se i ishte dhënë një “mandat i paprecedentë dhe i fuqishëm” nga publiku amerikan.
Disa nga çështjet për të cilat Trump bëri fushatë të fortë janë ato që rrethojnë ekonominë,ku ai ka premtuar “t’i japë fund inflacionit dhe ta bëjë Amerikën përsëri të përballueshme” dhe imigracioni, ku ai thotë se do të përfundojë ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë, të cilin ai e premtoi më herët.
Rezultatet po vijnë ende dhe priten parashikimet nga tre shtete të lëkundura- Nevada, Michigan dhe Arizona plus Maine.
Një tjetër moment kyç i natës erdhi kur Senati iu kaloi republikanëve, që do të thotë se demokratët do të humbasin shumicën e tyre efektive prej vetëm një në dhomën e sipërme të Kongresit të SHBA.
Ende asnjë lajm nga Harris, festa zyrtare e të cilës në Uashington DC u braktis disa orë përpara se zgjedhjet të shpalleshin në favor të Trump.