Gugash Magani u zyrtarizua sot si pasues i Bledi Shkëmbit, ndërsa kanë kaluar 12 javë nga kampionati. Një rikthim për Maganin në familjen bardheblu, pasi para 9 vitesh ishte larguar.

Viti 2013- Në dhjetorin e vitit 2013, drejtoi ndeshjen e parë në kampionat si trajner i Tiranës. Situata ishte e njëjtë thuajse si tani. Kjo pasi në 13 javë, kryeqytetasit numëronin vetëm 10 pikë dhe ndodheshin në vendin e fundit.

Viti 2024- Tirana aktuale numëron 11 pikë pas 12 javësh kampionat. Po aq sa Skënderbeu dhe Laçi, ndërsa vetëm një pikë më shumë se Bylisi i vendit të fundit.

Situata- Magani ndryshoi si me magji Tiranën e sezonit 2013/14, që e mbylli në vendin e gjashtë. Nga java e 14-të dhe deri në atë të fundit, asnjë skuadër e Superiores nuk grumbulloi aq pikë sa të besuarit e 59-vjeçarit. Sigurisht që te Tirana shpresojnë në dorën e tij dhe në këtë edicion, që është larg pritshmërive deri tani.

Sfida e radhës për Tiranën luhet kundër Bylisit të dielën, më 10 nëntor. Stadiumi akoma mbetet për t’u vendosur, pasi bardheblutë janë pritës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb