Një skenar i bujshëm në merkato mund të shohë Victor Osimhen si protagonist në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi nigerian po lë gjurmë te Galatasaray dhe në përgjithësi në futbollin turk, aq sa shumë shpejt mund të ketë një derbi në Stamboll për shërbimet e tij, me kontratën e lojtarit nga Nigeria që është ende në pronësi të Napolit.
Osimhen është aktualisht në Galatasaray si huazim, por siç shkruan “Il Roma”, interesim ka shfaqur edhe rivali i përjetshëm i qytetit, Fenerbahce.
Në këto kushte, Presidenti i Napolit, De Laurentiis i ka idetë e qarta. Kushdo që dëshiron të blejë kartonin e Osimhen, duhet të paguajë 80 milionë euro.
(J.S/BalkanWeb)