Donald Trump është rizgjedhur president i SHBA-së, si një i dënuar në pritje të dënimit për rastin e pagesave për heshtje në New York dhe ende punon për të shmangur ndjekjen penale në raste të tjera.

Është jashtëzakonisht një pozicion unik për të. Asnjëherë më parë një i pandehur nuk është zgjedhur në postin më të lartë të vendit, ashtu si një ish-president asnjëherë nuk është akuzuar deri vitin e kaluar, raportoi CNN.

Trumpi ka thënë disa herë se planifikon ta shkarkojë prokurorin e posaçëm, Jack Smith, dhe t’i japë fund çështjeve federale kundër tij për tentimin për përmbysjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 si dhe keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara.

Një gjykatës në New York do ta shpallë dënimin për ish-presidentin në fund të këtij muaji, pasi atë e shtyu për të shmangur çfarëdo lloj ndikimi në rezultatin e garës presidenciale. Megjithatë, avokatët e Trumpit pritet që t’i kërkojnë gjykatësit ta shtyjë sërish dënimin tani që ai është president i zgjedhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: