Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, ka analizuar për ‘Radio CRC’ humbjen ndaj Atalantës, e dyta në këtë kampionat për skuadrën e Contes:

“Humbja dhemb, por në humbje mund të rritesh, ato janë pjesë e një rruge. Ne e kemi analizuar tashmë ndeshjen dhe do të mundohemi të korrigjojmë gabimet. Po ecim përpara, duke menduar për ndeshjen e radhës një test për të kuptuar nivelin tonë, ne duam të konkurrojmë kundër një ekipi të madh, siç është Inter”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: