Ushtria izraelite kërcënoi se do të sulmojë 6 pika në rajonin Dahiye, i njohur si bastioni i Hezbollahut në jug të Bejrutit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në postimet e tij në X, përmendi 6 pika, 3 prej të cilave ishin në rrethin Hurayk dhe zonën El-Layleki ndërsa 3 në Burj el-Baracine.

Duke thënë se kanë paralajmëruar të gjithë banorët e ndërtesave të përmendura në harta dhe ndërtesat fqinje, zëdhënësi kërcënoi në postimin e tij se ushtria izraelite do të “veprojë në mënyrë agresive” kundër zonave në fjalë.

Ai pretendon se ka objekte të Hezbollahut në zonat në fjalë. “Për sigurinë e vetes dhe të anëtarëve të familjes suaj, duhet t’i evakuoni menjëherë këto ndërtesa, rrethinat e tyre dhe të largoheni të paktën 500 metra”, tha Adraee.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb