Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën (6 nëntor 2024), duke mposhtur kandidaten demokrate Kamala Harris. Ai fitoi mbi 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar presidencën me një fitore në Wisconsin.
Por a është Donald Trump i pari që bëhet President dy herë jo radhazi në SHBA?
Që nga Grover Cleveland në 1892, një president i SHBA-së nuk është zgjedhur për dy mandate jo të njëpasnjëshme në detyrë.
Në fund, Trump ishte në gjendje të arrinte suksesin jo me një strategji thjesht për të mbledhur bazën e tij, por duke zgjeruar në fakt hartën elektorale republikane.
Në këtë mënyrë Trump është presidenti i dytë në historinë e SHBA-së që ka shërbyer në mandate jo të njëpasnjëshme, pas Grover Cleveland.
Kush është Grover Cleveland?
Grover Cleveland shërbeu si presidenti i 22-të pas zgjedhjeve të 1884-ës dhe si Presidenti i 24-të pas fushatës së 1892.
Demokrati i parë i zgjedhur pas Luftës Civile, Grover Cleveland ishte presidenti i parë që la Shtëpinë e Bardhë dhe u kthye për një mandat të dytë katër vjet më vonë.
Cleveland ishte guvernator i Nju Jorkut kur u zgjodh si i nominuar nga Partia Demokratike për President në 1884. Ai humbi garën presidenciale të vitit 1888 ndaj ish-senatorit republikan Benjamin Harrison nga Indiana, duke u bërë i vetmi në detyrë deri më sot që fitoi votën popullore dhe humbi Kolegji Zgjedhor.
Ai u rizgjodh si President në 1893, duke mundur Harrison në përballjen e parë të kandidatëve të partive kryesore që kishin shërbyer si President.
(BalkanWeb)