Shumë kanë pritur që Kremlini të ishte entuziast pasi Donald Trump fitoi sërish zgjedhjet për president e do jetë në Shtëpinë e Bardhë. Në fund të fundit, gjatë fushatës, kandidati republikan kishte shmangur kritikimin e Vladimir Putinit. Ndryshe nga Kamala Harris, që e quajti Putinin “një diktator vrasës”.

Trump kishte vënë në pikëpyetje gjithashtu shkallën e ndihmës ushtarake amerikane për Kievin. Publikisht, megjithatë, Kremlini po bën gjithçka për të dhënë përshtypjen se nuk është i emocionuar nga një fitore e Trump.

“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë plani [që Presidenti Putin] të ketë uruar Trump,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Mos harroni se [Amerika] është një “vend jomik” i cili është i përfshirë drejtpërdrejt dhe tërthorazi në një luftë kundër shtetit tone”, shtoi Peskov.

Ulja e pritshmërive – Donald Trump po fiton sërish, thuajse njësoj me vota si në mandatin e parë. Kremlini kishte shpresa të mëdha se një presidencë e Trump do të transformonte marrëdhëniet SHBA-Rusi. Por, kjo kur ishte Donald Trump në krye të Amerikës, nuk ndodhi.

Një ekspert tha se mendon se nën Trumpin, Shtetet e Bashkuara do të “tërhiqen” nga statusi i superfuqisë së tyre globale. Se çfarë do të ndodhë më tej, dhe në raportet me Rusinë, pritet të shikohet, pasi Trump të ulet në zyrën ovale.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb