Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord, 13 ton kokainë në portin jugor spanjoll të Algeciras në një kontejner me banane nga Ekuadori.

Transporti, i zbuluar më 14 tetor, thyen rekordin e mëparshëm prej 9.4 ton kokainë që ishte gjetur në 2023 edhe në portin e Algeciras, i cili është porti i katërt më i madh i kontejnerëve në Evropë.

“Është e qartë se këto 13 tonë kokainë nuk ishin të destinuara vetëm për tregun spanjoll. Tregu spanjoll nuk mund të thithë një sasi kaq të madhe droge menjëherë. Kjo sasi do të shpërndahej në të gjithë Evropën”, u tha gazetarëve Antonio Jesus Martines, kreu i Brigadës Qendrore të Prokurorisë së Narkotikëve të Policisë Kombëtare.

Policia spanjolle ishte në gatishmëri kur u njoftua nga homologët e tyre në Ekuador, eksportuesi më i madh i bananeve në botë, se një dërgesë e dyshimtë ishte në rrugë.

Martinez tha se një grua, partnere në kompaninë që mori dërgesën, ishte arrestuar, megjithëse dy menaxherët e kompanisë importuese ishin arratisur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: