Ernest Muçi realizon gol në Europa League. Sulmuesi kuqezi shënoi në portën e Malmos, në ndeshjen e xhiros së katërt, të mbajtur në Tupras Stadium (Istanbul).
Muçi shfrytëzoi në maksimum një asist të Svensson, për të dërguar topin në rrjetë. 23-vjeçari po kalon një formë të mirë, pasi “tundi rrjetën” në kampionat ndaj Kasimpas dhe Galatasaray.
Lojtari shqiptar po luan sezonin e dytë me Besiktas, teksa më herët është aktivizuar në radhët e skuadrës polake të Legias së Varshavës.
(J.S/BalkanWeb)