Për herë të parë amerikanët kanë zgjedhur një të dënuar në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump u shpall fitues i zgjedhjeve të 5 nëntorit 2024, sipas projeksioneve, pasi triumfoi në Wisconsin, shteti që gjithashtu i dha fitoren 8 vjet më parë (5 nëntor 2016), ndërsa sot bëri të pamundur që Kamala Harris të arrinte 270 votat elektorale. Janë votat e kolegjit elektoral ato që bëjnë të mundur sigurimin e presidencës. Teksa shpalli fitoren, Donald Trump u shpreh: “Kjo do të jetë epoka e artë e Amerikës”.

Por çfarë ndodh me statusin ligjor të Donald Trump?

Newsweek raporton se prokurorët shtetërorë dhe federalë donin t’i referonin çështjet e tyre përkatëse kundër Trump në gjyq përpara ditës së zgjedhjeve, por avokatët e Trump ndoqën disa teknika për të vonuar procesin. Në qershor ndaj tij u zhvillua një gjyq penal në Manhattan.

Në maj 2024, Trump u dënua për 34 akuza për krime pasi një juri e shpalli atë fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit në rastin e “parave të heshtura”. Trump e ka apeluar atë vendim.

Çështja e dënimit të Trump në New York mund të vijojë ende në gjykata, por përsa i përket tre rasteve të tjera të tij, presidenti i ardhshëm amerikan ka të ngjarë t’ia hedhë.

“Nëse Trump fiton, problemet e tij kriminale ikin”, tha ish-prokurori federal Neama Rahmani para se të shpallej rezultati i garës përballë Harris.

Rastet ndaj Trump dhe çfarë ndodh më pas:

Çështja e ndërhyrjes në zgjedhje: Prokurori special Jack Smith, gjyqtarja Tanya Chutkan
Më pak se dy javë para zgjedhjeve, avokatët e Trump filluan lëvizjet për të pushuar çështjen me argumentet se Smith ishte emëruar në mënyrë të paligjshme. Por pas fitores, skuadra e Trump ndoshta nuk do ta ndjekë më, pasi çështja ndaj tij ka të ngjarë të rrëzohet. “Është e vërtetuar mirë se një president në detyrë nuk mund të ndiqet penalisht, kështu që rasti i mashtrimit zgjedhor në Gjykatën e Qarkut të DC do të pushohet”, thotë Rahmani.

Michael McAuliffe, një ish-prokuror federal dhe avokat i zgjedhur i shtetit mendon se fitorja e Trump “pothuajse me siguri” do të rezultojë në shkarkimin e prokurorit nga Departamenti i Drejtësisë.

Trump ka paralajmëruar më herët se do ta shkarkonte prokurorin Smith “brenda 2 sekondave” pasi të bëhej president. Por edhe nëse Smith shkarkohet, gjyqtarja e çështjes mund të caktojë një tjetër prokuror të posaçëm, mendon Glenn Kirschner, ish-ndihmës avokat dhe analist ligjor, një kritik i zëshëm i Trump.

Në rast se gjyqtarja bën rezistencë dhe Gjykata e Apelit të Qarkut të DC konfirmon vendimin, çështja do të vijojë në Gjykatën e Lartë, mendon Kirschner.

Rasti i dokumenteve të klasifikuara: Prokurori special, Jack Smith, gjyqtarja Aileen Cannon
Smith mund të mos jetë shumë i emocionuar me fitoren e Trump, por Aileen Cannon, raporton Newsweek, ka të ngjarë të festojë. Gjyqtarja kontroverse e emëruar nga Trump në Gjykatën Federale, është akuzuar se kja vendosur në favor të Trump gjatë gjithë çështjes.

Ajo e hodhi poshtë çështjen kundër Trump tërësisht në muajin korrik, pasi zbuloi se emërimi i Smith ishte jokushtetues, duke shkaktuar zemërim në mesin e ekspertëve ligjorë.

Vendimi po apelohet, por gjyqtarja ka të ngjarë të “fitojë” pasi së shpejti mund të jetë kryetare e Departamentit të Drejtësisë.

Sikurse, nga brenda fushatës së Trump ka qarkulluar një tezë se presidenti i ardhshëm ka të ngjarë të emërojë Cannon si Prokurore të Përgjithshme. Por nëse përfundon në krye të Departamentit të Drejtësisë, ajo do të ishte e gatshme të pushonte prokurorin Smith duke përdorur si arsyetim vendimi që ajo ka marrë lidhur me emërimin antikushtetues të tij. Përballja do të jetë interesante mes, ndoshta, refuzimit të Smith për të pushuar rastet ndaj Trump dhe urdhërave që mund të vijnë nga ky i fundit drejt Prokurorit të Përgjithshëm për të shkarkuar “prokurorin problematik”.

Rasti i ndërhyrjes në zgjedhjet e Georgias: Prokurore Fulton Fani Willis, gjyqtari Scott McAffe
Çështja ndaj Donald Trump për mashtrim zgjedhor në Qarkun Fulton të shtetit të Georgias, gjithashtu mund të hidhet poshtë, është i mendimit McAuliffe. Ky rast është bllokuar prej muajit qershor kur një gjykatë Apeli në Georgia ndaloi të gjitha procedurat ligjore, ndërsa vendosi përjashtimin e prokurores Fani ëillis. Largimi i ëillis u kërkua për shkak të marrëdhënies së saj romantike me Nathan ëade të cilin ajo e emëroi si këshilltar special për këtë çështje. Gjykatësi Scott McAffe kishte vendosur që prokurorja ëillis mund të qëndronte sa kohë që ëade jepte dorëheqjen, por Trump po e apelon atë vendim. Kirschner mendon se Trump mund të shkojë një hap më tej dhe të marrë masa kundër prokurores që drejton çështjen e Georgias. Për njohësit e ligjit, Trump do sillet ndaj prokurëve si me kundërshtarët politikë pasi nuk i kursyer akuzat ndaj tyre duke i quajtur armiq të cilët duhet të merret ushtria dhe Garda Kombëtare. Fat të cilin pritet ta ketë edhe prokurorja Fani Willis që po heton presidentin e ardhshëm.

Çështja e “pagesave për heshtje” dhe dënimi nga Gjykata e New Yorkut: Prokuror i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, gjyqtar Juan Merchan
Tani që Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, pyetjet më të shumta që ngrihen janë ato lidhur me dënimin e dhënë në fillim të këtij viti dhe nëse ai do të urdhërohet ta vuajë atë pas hekurave. Seanca e planifikuar për në korrik, u shty përsëri në shtator pasi gjyqtari Juan Merchan ra dakord për datën 28 nëntor si datë për të zhvilluar gjyqin. Në kohën e vendimit, Trump ishte caktuar të dënohej më 18 shtator. “E vetmja pyetje e vërtetë është se çfarë ndodh me dënimin e tij në çështjen e “parave të heshtura” në Nju Jork?”, thotë Rahmani. “Unë dyshoj se Juan Merchan do ta dënojë Trumpin me një periudhë burgimi pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, por fitorja e Trump e bën atë logjistikisht të pamundur dhe një siguri që ai nuk do të vuajë asnjë dënim”.

Mbetet e paqartë nëse seanca e caktuar për fund të këtij muaji do të zhvillohet siç ishte planifikuar.

A mund ta amnistojë Trump veten?
Si president, Donald Trump do të ketë fuqinë “të japë pezullime dënimesh dhe falje”, sipas Nenit II, Seksioni 2 i Kushtetutës. Kirschner pohon se Gjykata e Lartë nuk ka vendosur kurrë nëse një vetëfalje presidenciale është Kushtetuese, kështu që është e paqartë nëse Trump do të ishte në gjendje ta bënte këtë…

Megjithatë, Rahmani vuri në dukje se vendimi i qershorit i Gjykatës për imunitetin “u jep presidentëve hapësirë më të gjerë për atë që shumica e amerikanëve do ta konsideronin si sjellje të korruptuar ose të paligjshme”.

“Vlen të kujtohet se çdo president deri më tani e ka bërë punën duke supozuar se mund të ketë përgjegjësi penale për sjellje të caktuara korruptive dhe mashtruese të qëllimshme”, tha Rahmani.

Kirschner nga ana tjetër tthotë se nuk ka asnjë precedent që e ndalon Trumpin të falte veten, por shtoi se një vetëfalje nuk do të funksiononte në procedurat gjyqësore shtetërore si në Fulton County apo në Manhattan. “Trump nuk mund ta përdorë vetëamnistimin edhe nëse do të konsiderohej si Kushtetuese. Trump nuk mund ta përdorë për çështjet në gjykim në Gjeorgji dhe Nju Jork.

Ajo që ai mund të përdorë është diçka që unë mendoj se është një argument ligjor i drejtpërdrejtë, pavarësisht nëse jam dakord me të apo jo, dhe kjo është se ndjekjet penale nga gjykatat shtetërore duhet të bëhen ndërkohë që presidenti, i cili po ndiqet penalisht nga shteti, është në detyrë”, përfundon Rahmani.

Çfarë do të ndodhë me gjobën prej 354 milionë dollarësh?
Edhe pse rezultatet e zgjedhjeve të 2024 e kanë ndryshuar çështjen penale të Trump, ajo nuk do të ketë asnjë ndikim ligjor në çështjen e tij sa i takon mashtrimit civil që iu komunikua ish-presidentit në muajin shkurt. Vendimi ishte rezultat i një padie të ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James kundër Trump, tre fëmijëve të tij më të mëdhenj dhe Organizatës Trump, duke pretenduar se ata ishin përfshirë në mashtrim financiar duke fryrë vlerat e pronës për të siguruar kredi të favorshme.

“Presidentët mund të paditen për veprimet e tyre jashtë detyrës, duke filluar nga rasti i ngacmimit seksual të Bill Clinton dhe Paula Jones. Praktikisht, kompanitë e bondeve mund të hezitojnë të veprojnw te një presidenti në detyrë, por nuk ka asgjë ligj që i ndalon ata ta bëjnë këtë”, tha Rahmani.

Ndërsa fitorja e Trump në 2024 nuk do të ndryshojë asgjë në aspektin ligjor, McAuliffe tha se presidenti i zgjedhur mund të përfitojë politikisht “nga një barrierë pothuajse e padepërtueshme mbrojtje”.

“Në vend që procesi ligjor të veprojë në përputhje me rezolutat në çdo rast, Presidenca do të sigurojë një pozicion të sigurt nga ku ai mund të thotë ose të bëjë pothuajse çdo gjë pa u ndëshkuar”, vijoi më tej ai./ Marrë nga Newsweek

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb