Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta me parë ne aksin Korçe- Maliq ne afërsi te urës se Bulgarecit. Sipas informacioneve te para behet e ditur se një automjet është përplasur me një kamion, ku te dyja mjetet janë përmbysur dhe kane dale jashtë rrugës.

Policia njoftoi zyrtarisht se shoferi i mjetit tip “Chevrolet”, rreth 35 vjeç ka ndërruar jetë. Ndërsa, pasagjeri në këtë mjet është plagosur.

“Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec” në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: