Sokol Cikalleshi është bërë protagonist absolut i ndeshjes së Ligës së Kampioneve 2 në Azi, duke shënuar gola të njëpasnjëshëm përballë Ravshan të Taxhikistanit me fanellën e iranianëve të Traktor.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare la shenjë që në startin e ndeshjes, teksa në minutën e 4-t, pas një devijimi të tij, erdhi një aurogol i Nazarov që i dha avantazhin Traktor.

Në minutën e 14-të, Cikalleshi gjeti vetë rrjetën pasi iu shmang pozicionit jashtë loje, duke kaluar topin mbi portierin

Më pas, e kishte radhën të shënonte edhe me penallti me “Panenka” vetëm 9 minuta më vonë për të trefishuar shifrat.

Në minutën e 27, erdhi edhe goli i tretë personal i CIkalleshit, me një goditje në ecje e sipër pas një krosimi nga e djathta.

Këta ishin golat e parë të Cikalleshit me fanellën e Traktor, të cilit iu bashkua gjatë verës, duke i dhënë lamtumirën kampionatit turk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb