Ish-Presidenti republikan George W. Bush ka uruar Donald Trump pë zgjedhjen si President i 47 i SHBA.
“Përgëzoj Presidentin Trump për zgjedhjen e tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur J.D. Vance dhe familjet e tyre”, tha Bush.
Ish-presidenti amerikan më pas falënderoi Biden dhe Harris për shërbimin e tyre dhe vlerësoi pjesëmarrjen si “një shenjë të shëndetit të republikës sonë dhe forcës së institucioneve tona demokratike”.
“Laura dhe unë u jemi mirënjohës zyrtarëve zgjedhorë, punonjësve të votimit dhe vullnetarëve që mbikëqyrën një zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne bashkohemi me bashkëqytetarët tanë në lutjen për suksesin e udhëheqësve tanë të rinj në të gjitha nivelet e qeverisjes”, tha ai.
Gjatë fushatës zgjedhore, Bush kishte refuzuar të mbështeste publikisht secilin prej kandidatëve, ndërsa vajza e tij Barbara kishte bërë fushatë për Harris si vullnetare.