Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Klejdi Këlliçi, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Ukraina mbetet një bast tepër i fortë edhe për Donald Trump.

Këlliçi u shpreh se e shikon të vështirë zgjidhjen e thjeshtë në Ukrainë. Sipas tij, zgjidhja në Lindjen e Mesme do të jetë e vështirë. Ai tha se gjërat në këto dy pika konflikti mund të qetësohen, por mund të kalohet ndoshta edhe në ndërhyrje ushtarake.

Klejd Këlliçi: Ukraina është një bast shumë i fortë. E shoh të vështirë zgjidhjen e thjeshtë për konfliktin. Nëse në Ukrainë mund të ketë ndonjë zgjidhje, në Lindjen e Mesme do jetë më vështirë. Kujtojmë se Irani dhe Trump nuk kanë shkuar mirë.

Mund të ketë zgjidhje paqësore, por mund të ketë edhe ‘zgjidhje ushtarake’. Ka pasur hipoteza për të pushtuar Iranin, por është e vështirë. SHBA ndoshta mund ta vendosë regjimin iranian në kushte më të rënda, por pritet të shikohet se çfarë do ndodhë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb