Studiuesi i njohur Auron Tare, në një intervistë me Skype në emisionin Open në News 24 tha se vota masive popullore në SHBA ishte kundër politikave ekstreme të majta.
Ai tha se amerikani i thjeshtë e gjeti veten tek politikat e Donald Trump.
“Vota masive popullore ka qenë kundër politikave ekstreme të majta. Unë kisha bindjen e plotë që Trump do rikandidonte dhe do të fitonte.
Amerikani i thjeshtë nuk është se shikon shumë luftën në Ukrainë, por jetën e përditshme. Amerikani shqetësohet pse taksat e tij shkojnë për armatimin e Ukrainës. Amerikani i thjeshtë e gjeti veten te politikat e Trump”, tha Auron Tare, studiues.
(Balkanweb)