Presidenti Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

“Sot do të jem në Budapest për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, me ftesë të Viktor Orbán, Kryeministrit të Hungarisë, i cili mban Presidencën e Këshillit Evropian, dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian. ”, tha Zelensky.

Ai theksoi se ky është samiti i pestë në këtë format. E para ishte në Çeki, e dyta në Moldavi, më pas në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani në Hungari.

“Jam mirënjohës për ftesën. Dhe ne do të diskutojmë sfidat e sigurisë në Evropë, si dhe mundësitë e reja për të gjithë partnerët. Një seri takimesh dhe marrëveshjesh me liderët evropianë do të zhvillohen”, tha Zelensky.

Në fund të tetorit, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryeministri hungarez Viktor Orban ftuan liderët e Komunitetit Politik Evropian në një takim në Budapest më 7 nëntor.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb