Hakmarrja e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj popullit të tij ka nisur. Tashmë policia pas një urdhri ka nisur arrestimin e shumë personave të cilët morën pjesë në protestën e madhe kundër qeverisë serbe.
Gjithçka nisi pas tragjedisë në Novi Sad. Aty, pas rënies së një pjese të stacionit të hekurudhave, mbetën të vdekur 14 persona, u lënduan edhe shumë të tjerë.
Kjo bëri që shumë serbë të dalin në protesta. Numri i tyre ishte i madh, e edhe misioni për të cilin ata dolën.
Protestuesit u mblodhën para selisë së SNS-së, partisë së Aleksandar Vuciqit dhe ngjyrosën posterët e tij me ngjyrë të kuqe që simbolizonte gjakun.
Ishte ky veprim i protestuesve që duket se e nervozoi presidentin serb. Ai dje kërcënoi ata që morën pjesë ne fushatë, me arrestim. Dhe kështu ndodhi.
Pjesëtarët e Policisë së Novi Sadit morën urdhër për aksion. Ata vec dje kanë arrestuar 14 persona gjatë dhe pas protestës në këtë qytet, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e mëtejshëm të të gjithë pjesëmarrësve në dhunë.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë bëri të ditur se deri më tani janë marrë masa ndaj personave me inicialet S.L, D.R, M.K, M.M, I.B, L.N, A.Č, A.M, I.I, R.S, G.J, M.B, M.S. dhe S.Č, dhe ka deklaruar pse dhe cila masë ndaj kujt është shqiptuar, shkruan Beta.
Gjatë protestës për shkak të aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad ku 14 persona humbën jetën të premten, më 1 nëntor, pati dhunë dhe u shkatërrua prona, si dhe Bashkia, një gardh mbrojtës dhe kantieri i afërt i një nëntoke. janë dëmtuar garazhet.