Gjashtë persona janë arrestuar në kryeqytet në lidhje me vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për veprat penale të dhunës në familje, apo drejtimin e mjetit nën efektin e drogërave dhe alkolit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij;

– L. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. V., 51 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. Sh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– R. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike;

– E. F., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb