Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë në hyrje të Shkodrës. Nuk dihen ende shkaqet teksa nga vendi duke shtëllunga të mëdha tymi.
Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Po kështu policia ka larguar banorët nga vendi i ngjarjes për të shmangur rreziqet.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: