Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në parlament. Ai i tha Spiropalit se i duket si Nafia tek “Gjuetia e fundit”, që zbaton urdhrat e “Sillos”.

Noka tha se mosbindja civile do të vazhdojë dhe se maxhoranca do të ikë. Sipas Nokës, maxhoranca do një parlament monist dhe se deputetët e PS zbatojnë thjesht urdhrat e Sulltanit.

Flamur Noka: Vetëm mosbindja civile është rruga për t’u marrë vesh me ju. Flisni me gjuhë bolshevike. Ajo zonja atje ka marrë rolin e Nafies te Gjuetia e fundit. Sillo vendoste dhe Nafia zbatonte urdhrat. Vetëm e keni vjedhur këtë vend, ne kemi ardhur sot t’ju çjerrim maskën. E keni trajtuar opozitën si armike. Nafia i shpalli menjëherë luftë opozitës, sepse kështu është urdhri. Ju doni monizëm, sepse Sulltani do skllevër.

Sulltani do një tufë me pengje, që të vjedhë pasuritë publike dhe pastaj thotë kanë ngrëne kumbulla pas shpine. Jemi këtu për betejë. Mosbindja civile do vazhdojë derisa t’ju krrejë. Ministri i Brendshëm duhet të japë përpegjësi para ligjit, zonja Nafia duhet të japë dorëheqje, se kanë futur policinë në parlament. Na dukeni si miza, asnjëri prej jush nuk na hyn në sy.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb