Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Flamur Noka iu drejtua kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali me epitetin “Nafije”, ndërsa kryeministrin Edi Rama e quajti “Shoku Sillo”.
Spiropali iu përgjigj duke thënë se këto janë fjalë që nuk i shkojnë një burri, ndërsa ironizoi se i kishte munguar në foltore deputeti i PD.
“Flamur më kishe munguar në këtë foltore. Keni bërë shumë mirë që keni marrë këtë vendim për t’u rikthyer. Keni bërë mirë që folët në foltore. Por kurseji ato metaforat se nuk i shkojnë një burri, se po të ishin më moderne do ishte më mirë. Sa herë të kërkoni fjalën në foltore do ta merrni. Nuk kam ndërmend t’ju ndërpres ju kur bëni gabim”, tha ajo.