Deputeti Agron Shehaj u shpreh se ndërkohë që vijojnë punimet për seancën plenare ku do të diskutohet buxheti, ka 11 ditë që anija me mbi 100 kontejnerë me mbetje toksike ndodhet përballë Portit të Durrësi.
Ai akuzoi se gjysma e qeverisë është e përfshirë në skandalin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa kërkoi transparencë në lidhje me atë që ndodh.
“Ka 11 ditë që anija me mbi 100 kontejnerë me mbetje toksike ndodhet përballë Portit të Durrësit. Ministri i Brendshëm duhet të japë përgjigje e të thotë çfarë po bëhet.
Gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, prokuroria ka reaguar të premten dhe tha që ju i keni thënë që po mundoheni.
Ju nuk e quani të rëndësishme këtë çështje, nuk mendoni se duhet të vihet në dijeni opinioni? Zoti ministër mund të na thoni se çfarë dreqin po bëni?”, tha ai.
Ministri Hoxha u përgjigj se po krijohen kushtet që kontejnerët të zbriten në një hapësirë publike në Durrës.
“Prokuroria ka bërë një njoftim publik në bashkëpunim me policinë, agjencinë doganore dhe autoritetet portuale. Shumë shpejt kontejnerët do të zbresin në një hapësirë publike por po krijojmë kushtet për një gjë të tillë”, tha ai.