Deputetja e PD Jorida Tabaku, në fjalën e saj në parlament iu drejtua maxhorancës, duke i thënë se duhet t’i vërë gishtin kokës. Tabaku u ankua se nuk po lënë hapësirë për opozitën.
Pas kësaj, ka replikuar kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali. Kjo e fundit tha se e kupton hallin e Tabakut, se “ajo dhe grupi i PD janë në vështirësi politike”.
Jorida Tabaku: Vini gishtin kokës, sepse nuk mund të zaptoni çdo hapësirë. Ju vini me fjalime të kopjuara në Kuvend. Nëse doni respekt, na respektoni. Përndryshe opozita do të protestojë. Rregullat e njëanshme shkoni vendosni atje në PS, këtu secili të japë kontributin e vet.
Elisa Spiropali: Unë e kuptoj vështirësinë politike ku ndodheni. Por atë barrë mos e hidhni mbi Kuvendin. Hapësirën nuk ua ngushton njeri. Kemi ndërmend të shtrojmë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
(Balkanweb)