Seancën e 30 shtatorit deputetët e opozitës nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe i vunë flakën. Ky veprim i deputetëve të opozitës erdhi pas dënimit të kolegut të tyre, Ervin Salianji dhe ky moment shënoi kushtëzimin e raporteve të PD me Kuvendin.
Sot Kuvendi iu rikthye normalitetit dhe deputetët e përjashtuar u bënë pjesë e seancës pas një vendimi të Gjykatës Administrative që rrëzoi dënimet me 40-60 ditë deputetët e opozitës. Po sot siç duket në edhe në pamje, Kuvendi ka zëvendësuar edhe karriget e djegura të deputetëve të opozitës.
Kuvendi njoftoi disa javë më parë se kostot e karrigeve do t’i paguajnë vetë deputetët dhe paratë do t’iu mbahen nga rroga e tyre.
Llogaritet që shuma e dëmeve arrin në rreth 800 mijë lekë të reja, ndërsa përgjegjës konsiderohen deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.
(BalkanWeb)