Nëse Donald Trumpi është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë menjëherë pas tij është miliarderi Elon Musk, i cili ka investuar gjithçka për kandidatin republikan.

Njeriu më i pasur në botë u fut kokë e këmbë në fushatën e ish-presidentit javët e fundit, duke e ndjekur në tubime dhe duke dalë në skenë për ta mbrojtur atë, veçanërisht në Pensilvani.

Musku harxhoi më shumë se 100 milionë dollarë në fushatë dhe përdori rrjetin e tij social X si terren për mesazhet e Trumpit, veçanërisht për migracionin.

Ekipi i tij madje organizoi lotari dhe ofroi 1 milion dollarë në ditë për votuesit e regjistruar në shtetet kyçe, të cilët ranë dakord të nënshkruanin një peticion konservator në favor të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të mbajtur armë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: