Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jola Hysaj ka deklaruar se presidenti i vendit, Bajram Begaj, po bën fushatë për Partinë Socialiste.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hysaj shkruan se Begajt i është vënë detyrë të sigurojë vota në diasporë.
Postimi i plotë:
Kur Baromi zgjohet e gjen veten duke bërë fushat për D’Ramën!
Nuk është hera e parë në të cilën shkelet Kushtetuta haptazi, nuk është hera e parë në të cilën administrata bën fushatë për KM por a është e ligjshme që Ambasadorët dhe Presidenti i Republikës ta bëjë këtë?
Dëshpërimi për votën e diasporës është i madh apo jo KM?
Por a e menduat mirë kur i çuat shqiptarët në një dëshpërim aq të madh sa të gjenin si të vetmen rrugë ikjen nga Shqipëria?
Ah po tani shkon e lëpihesh për të marrë votat, e ata që teorikisht duhet të sigurojnë mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve dalin e bëjnë fushatë haptazi kundra ligjit për lartmadhninë?
Sa për Baromin kam veç një pyetje, pasi i more ftyrën gjithë Shqiptarisë duke iu lëpirë Erdoganit se nuk të dilnin 600m² presidencë, të cilës ti as historikun me siguri nuk ia di, tani si “rregullator i paanshëm” me çfarë fytyre bën fushatë për padronin tënd D’rama? Apo e ke kusht nga punëdhënësi yt dhe ti të gjesh përveç farefisit dhe ca vota në diasporë se ndryshe humb vendin e punës?