Manchester United do të përballet me PAOK, në kuadër të Europa League. Portieri i “Djajve të kuq”, Onana i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, në konferencën për shtyp.
“Largimi i trajnerit Ten Hag- Kur dëgjova se trajneri po largohej u ndjeva keq, nuk është gjithmonë e lehtë për lojtarët të kuptojnë se kur largohet një trajner. Gjithsesi, klubi duhet të marrë një vendim kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe tani ne duhet të ndjekim trajnerin e ri. Me vjen keq për Ten Hag, pasi kam punuar edhe më parë me të. Ai është një menaxher i mirë, kam një marrëdhënie të shkëlqyer.
“Ne nuk fituam mjaft ndeshje, është e thjeshtë. Në një nivel të lartë nuk është e lehtë dhe ndonjëherë duhet të paguash çmimin. Lojtarët dhanë gjithçka, ne punuam shumë, bëmë maksimumin.
“Afrimi i trajnerit Amorim- Ai vjen me një sistem tjetër, por shokët e mi janë të gjithë pragmatikë. Nuk do të jetë problem për ne”.
(J.S/BalkanWeb)