Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se bota do të shohë një ditë kur Izraeli të mposhtet nga grupet militante të mbështetura nga Irani.

“Bota dhe rajoni do të shohin ditën kur regjimi sionist të mposhtet qartë nga këta luftëtarë në rrugën e Allahut”, ka thënë të enjten Khamenei, raporton AP.

Deklarata e tij vjen në një kohë konflikti dhe pasigurie të paprecedentë në Lindjen e Mesme.

Lufta në Gaza vazhdon ende teksa Izraeli vazhdon ofensivën e tij kundër grupit militant libanez Hezbollah në Liban.

Hezbollahu filloi të kryente sulme me raketa  në Izrael më 8 tetor 2023, në solidaritet me grupin militant Hamas në Rripin e Gazës.

Khamenei ka thënë se “Hezbollahu është i fortë dhe po lufton”, edhe pas humbjes së liderëve të lartë, përfshirë Hassan Nasrallah dhe Hashem Safieddine.

Të dy Nasrallah dhe Safieddine u vranë në sulme të veçanta ajrore izraelite.

Khamenei i bëri komentet gjatë një takimi me anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve në Teheran

Trupi klerik është përgjegjës për zgjedhjen e një pasuesi të Khameneit. Irani është mbështetësi kryesor i Hamasit dhe i Hezbollahut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb