Federica Nargi dhe Alessandro Matri janë një nga çiftet më të përfolura të mediave rozë në Itali. Ish sulmuesi i Juventusit është në një lidhje me Nargin që prej 2009. Ata janë njohur në një diskotekë dhe që nga ai moment nuk janë ndarë asnjëherë nga njëri tjetri.

Së fundmi, Nargi është konkurrente në spektaklin “Dancing with the stars 2024”. Ajo në një intervistë për mediat italiane theksoi se pjesëmarrja në këtë konkurs artistik i merr shumë kohë, e sidomos pjesa më e vështirë është fakti që i duhet të qëndrojë më pak kohë me vajzat e saj.

Në fund e pyetur nëse bashkëshorti i saj Matri është xheloz për të, kur e sheh duke kërcyer gjatë spektaklit ajo u shpreh: “Ai është i sigurte në vetvete, jo përtej shakave ne jemi bashkë prej 16 vitesh, çdo gjë mund të ndodhë, por për fat deri më tani asgjë shqetësuese nuk ka ndërhyrë mes nesh”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: