Palestinezët të cilët u larguan nga gjenocidi dhe bllokada që ushtria izraelite po kryen në veri të Rripit të Gazës për më shumë se një muaj dhe të cilët migruan në perëndim të qytetit të Gazës, jetojnë të privuar nga nevojat më elementare njerëzore.
Palestinezët në Beit Hanoun, Jabalia dhe Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, pas paralajmërimeve për evakuim të ushtrisë izraelite u strehuan në shkollën “Mamounia” që i përket Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRËA) në perëndim të qytetit të Gazës.
Palestinezët që u vendosën në shkollën e cila u sulmua dhe u dëmtua nga Izraeli në fillim të luftës, po përpiqen të mbijetojnë në kushte shumë të vështira. Derisa fëmijët luajnë mes rrënojave dhe plehrave në shkollë, gratë lajnë rroba dhe burrat ndezin zjarre.