GJKKO ka rrëzuar kërkesën e financierit të ‘Habilajve’, Nezar Seiti, pasi kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit.
Nezar Seiti kishte paraqitur më 31 tetor 2024 kërkesën zëvendësimin e masës së sigurimit, por GJKKO e rrëzoi.
Nazer Seiti është ekstraduar në Itali në Janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes tyre Moisi Habilaj.
Njoftimi:
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj
dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë
07.11.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës.
2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit.