Dirseo Pasha, pedagog në Akademinë Politike, i ftuar në rubrikën Opinion në News24 tha se beson se ka dy arsye kryesore se përse Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Pasha tha se inflacioni në SHBA ka arritur në nivele tepër të larta. Ai shtoi se Trump fitoi pikë edhe me politikat ndaj emigrimit të paligjshëm.
Dirseo Pasha, pedagog në Akademinë Politike: Në SHBA inflacioni arriti nivele të larta. Trump fitoi pikë dhe me politikat ndaj emigracionit të paligjshëm. Komuniteti arabo-amerikan vlerësoi politikën e Trump për ndalimin e luftërave. Mobilizoi një grup votuesish demokratë dhe i bëri të ndihen të vlerësuar.
Donald Trump e tha hapur se emigrantët do të zënë vendet e punës të vendasve dhe kjo mobilizoi amerikanët të votojnë për të.
(Balkanweb)