Britania e Madhe do të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për parandalimin e bandave që merren me kontrabandimin e emigrantëve, ka njoftuar Qeveria në Londër, shkruan BBC.
Qëllimi i këtyre partneriteteve, të të njëjtit lloj si ai që Britania nënshkroi me Shqipërinë në fund të vitit 2022, është “të rrisë shkëmbimin e inteligjencës dhe të përgjojë bandat kriminale që merren me kontrabandimin e emigrantëve”, thuhet në një deklaratë të Downing Street.
Gjatë vitit 2023, pothuajse 100 mijë emigrantë kaluan përmes Ballkanit Perëndimor, gjë që e bën atë “një rrugë të rëndësishme të përdorur nga ata që përfundojnë ilegalisht në BE ose Britaninë e Madhe”.
Kryeministri britanik Keir Starmer është duke marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC, 47 vende) në Hungari, ku në rendin e ditës është edhe imigrimi i parregullt.