Pedagogia e Universitetit Luarasi, Denisa Kele, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se faktori përcaktuar në zgjedhjet amerikane ka qenë ekonomia.
Kele theksoi se Donald Trump ka premtuar taksa të ulëta për qytetarët. Ajo shtoi se kjo do të thotë edhe frymëmarrje më tepër për bizneset e se qytetarët do kenë më tepër para në duar.
Denisa Kele: Faktori përcaktues i zgjedhjeve ishte ekonomia. Edhe mbështetja e Trump mbi kriptovalutat ishte e veçantë në këtë fushatë.
Kur presidenti premtoi që Amerika do ishte shteti i parë i parajsës së valutave, mori mbështetjen e atyre që merren me kriptot. Trump ka premtuar taksa të ulëta dhe kjo nënkupton frymëmarrje për bizneset.
(Balkanweb)