Prodhuesi japonez i makinave, Nissan, pritet ta reduktojë numrin e punëtorëve për nëntë mijë, si dhe kapacitetin e tij prodhues global për 20 për qind, raportoi të enjten Reuters.

Siç ka bërë të ditur kompania, këto hapa po ndërmerren në përpjekje për të reduktuar kostot me 2.6 miliardë dollarë në vitin aktual fiskal pas rënies së shitjeve në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Planet pasqyrojnë cenueshmërinë e prodhuesit të tretë më të madh japonez të automjeteve.

Kompania me bazë në Yokohama po planifikon të reduktojë nëntë mijë vende pune me 6.7% të 133,580 punonjësve të saj globalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: