Dje populli amerikan, përmes një proçesi historik, zgjodhi të rikthejë pas 5 vitesh në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin Trump, në një fitore historike të tij dhe Partisë Konservatore (djathtë). Por 2 vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara, bota mbarë (dhe ne pa përjashtim) kanë qënë dëshmitarë të një ndërthurjeje të paprecedentë midis sistemit të drejtësisë dhe procesit të zgjedhjeve politike, veçanërisht në lidhje me ish-presidentin Donald Trump. Si kurrë në histori (me aq sa arrita të verikoja nga Nixon e deri tek Sarkozy) plot 91 akuzat penale në katër çështje të ndryshme që ngriti drejtësia ndaj Trump dhe bashkëpuntorëve të tij të ngushtë (sipas WP) dhe që përshkruan fushatën 2 vjeçare të tij, nuk e ndalën të arrijë të ruajë ndikimin e tij politik, të sigurojë nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 e pastaj të fitojë bindshëm.
🖍️ Akuzat penale ndaj Trump, urdhërat e prokuroreve, kontrollet : Beteja mes avokatëve dhe drejtësisë
Në 2 vitet e fundit, (burimi WP) Donald Trump është përballur me 91 akuza penale, përfshirë:
• 34 akuza për Evazion fiskal dhe akuza të tjera të rënda rreth pasurisë të ngritura në New York (mars 2023)
• 40 akuza “Për mbajtje të dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra dhe pengimin e përpjekjeve për t’i rikuperuar ato, konsiparacion dhe akuza të tjera të rënda
• 10 akuza në Georgia për komplot si dhe 4 akuza federale për “Përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020” (gusht 2023)
• 3 akuza federale ne Florida dhe Uashington në qershor dhe gusht 2023 të nagjshem si më sipër.
• 1 Urdhër Arrest i lëshuar në Giorgia (gusht 2023)
• 1 Kontroll banese (gusht 2022) nga FBI në Residencën Mar-a Lago , Florida (po aty ku priste rezultatin dje me bashkëpuntorët e ngushtë).
❗️Ndikimi në procesin zgjedhor dhe perceptimi publik
Ngritja e akuzave penale dhe sidomos atyre të rënda ndaj udhëheqve politikë, dhe më pas lincimi nëpërmjet mediave të forcës së kundërt politike, padyshim që shfokuson zgjedhësit gjatë një fushate. Ndjekjet penale ndaj një kandidati për President/Kryeministër, mund të ndikojnë në perceptimin e votuesve dhe të krijojnë njëanesi politike. Nga ana tjetër kandidatit, krahas përgatitjes i duhet të harxhojë kohë me avokatët, prokurorët dhe zyrtarët. Por pavarësisht këtyre akuzave, dhe betejave mes avokatëve dhe prokurorëve, Trump arriti të ruajë dhe madje të forcojë pozicionin e tij politik:
✅ Mbështetja e votuesve: Sondazhet dhe së fundmi rezultati historik tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e votuesve republikanë vazhduan ta mbështesin Trumpin, pavarësisht akuzave. Perceptimi politik arriti të prevalojë.
✅ Fushata aktive dhe tezat politike: Pavarësisht sfidave ligjore, Trump ka vazhduar të zhvillojë një fushatë aktive, duke organizuar tubime dhe duke mobilizuar mbështetësit e tij duke I takuar ata çdo ditë dhe duke i bindur për alternativën e tij. Ai gjeti tezat e duhura konservatore duke i ofruar përfaqësim të gjithë atyre që deri dje ishin të papërfaqësuar nga një qeveri që kishte tezat libarale, dhe që kudo dhe në çdo film të Holliwood ishin bërë të besdiseshme.
❗️Imuniteti Presidencial
Debatet mbi imunitetin e ish presidentëve për veprimet gjatë mandatit kanë implikime të rëndësishme për ndarjen e pushteteve dhe sundimin e ligjit.
📌 Mësime për demokracitë e tjera
Nëse do ishim në ndonjë vend të botës së tretë, me demokraci të brishtë apo dhe Ballkanin Perendimor, ndoshta nuk do çuditeshim që prokurorët të ngrenë akuza gjatë zgjedhjeve politike. Në Shqipëri 2 kryetarët e partive kryesore opozitare (ish KM dhe ish Presidentë) në prag të zgjedhjeve politike janë në masa arresti, pa u ngritur ende asnjë akuzë, por vetëm se “dyshohen” për një numër simbolik në krahasim me 91 akuzat ndaj Trump. Nga ana tjetër 91 akuzat penale e ngritura ndaj Trump nuk kanë të krahasuar nga ana e teorisë penale me asnjë histori të vendeve demokratike që arrita të lexoja jo vetëm nga ana sasiore por edhe akuzave federale.
Ngritja e akuzave ndikon padyshim në ndryshimin e perceptimit te votuesve, duke krijuar anësi politike ku forca që ka pushtetin dhe median e perdor gjerësisht për lincim. Por rasti Trump ka ndodhur atje, në SHBA, në demokracinë më moderne të botës mbarë.
Ndaj rasti Trump ofron disa mësime për demokracitë në mbarë botën:
✅ Pavarësia e Drejtësisë: Është thelbësore që sistemi të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime politike sidomos gjatë proçeseve zgjedhore
✅ Balanca midis Drejtësisë dhe Politikës: Ngritja e akuzave penale ndaj kandidatit për Kryeministër (President në SHBA) mund të ndikojë në devijimin e perceptimit të zgjedhësve, dhe të çojë në anësi politike. Është e rëndësishme të ruhet një balancë delikate midis ndjekjes penale të krimeve të dyshuara dhe shmangies së ndikimit të tepruar në procesin politik të zgjedhjeve
✅ Pavarsisht se ndaj një kandidati për Kryeministër mund të ngrihen 91 akuza të rënda penale ai jo vetëm që prezumohet i pafajshëm deri në nje vendim të formës se prerë, por as nuk mund ta ndalin të fitojë zemrat e zgjedhësve nëse ai frymëzon, punon fort, mobilizon me një displinë të fortë partinë, bën një fushatë aktive, gjen tezat e duhura politike dhe fiton mbështetjen e njerëzve të thjeshtë, zgjedhësve të lodhur nga retorika, taksat, skandalet dhe zvaritjet e qeverisë.
Në përfundim, SHBA na dha një mësim të kohëve moderne se ndërthurja e drejtësisë dhe politikës në rastin e Donald Trump nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen demokracitë moderne dhe që demokracitë tona të brishta kanë çfarë mësojnë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb