Itodo Mandela, Bregu dhe Zabërgja janë kthyer në makineri golash te Dinamo. Në 12-të javë kampionat treshja e kampionatit ka shënuar 16 gola duke qenë dhe më efektivët e Superiores.
Gjashtë gola Mandela dhe nga pesë Bregu me Zabërgjën janë shifër e konsiderueshme në Superiore. Sfida e radhës do të luhet të shtunën kundër Partizanit, më 9 nëntor ora 17:00.
Në “Elbasan Arena” do të jenë të gatshëm të tre. Dhe Partizani mund të ketë jo pak punë duke marrë parasysh se të gjithë lojtarët e “demave” në Superiore kanë shënuar po aq gola sa treshja e Dinamos, pra 16.