TIRANE
Pasi rrëfeu historinë e njohjes me Gent Laskun, Eneda Tarifa mori një surprizë nga partneri i saj. Genti Lasku nëpërmjet programin “Rudina” i dërgoi një mesazh emocionues me një deklaratë dashurie ku shprehu gjithë vlerësimin që ka për gruan në krah të tij, por edhe për nënën e vajzën që është.
“E bukura Eneda ime! Është hera e shumtë që unë tentoj ta regjistroj këtë videomesazh, tentoj ta regjistroj për shkak se ti më merr në telefon vazhdimisht dhe më ke prishur disa video dhe gjithashtu sepse qenka shumë e vështirë që të të vijnë fjalët për një njeri që e dashke fort. Unë dua të të them se ti je njeri i veçantë dhe shumë i bukur dhe unë jam falënderues për çdo sekondë që kemi kaluar të dy së bashku. Më lër të të them që jam shumë entuziast për të gjithë kohën që ne do të kalojmë në të ardhmen së bashku, sado dhe sido qoftë ajo.
Tjetra, duke marrë parasysh edhe momentet e vështira dhe muajt e ngarkuar që ke pasur ku përveç të qenit një nënë e shkëlqyer për vajzën tënde, Aria, je edhe një fëmijë jashtëzakonisht i mirë dhe në ndihmë të prindërve të tu dhe pas situatës që Vera kaloi. Ti ke angazhime në koncertet e tua, por mbi të gjitha në rrugën që ke vendosur të ndërmarrësh te festivali “Kënga Magjike” i cili zhvillohet nga Ardit Gjebrea dhe Televizioni Klan. Dua të të uroj shumë fat, edhe pse ti nuk ke nevojë sepse nuk ke arritur këtu si pasojë e një aksidenti apo e një rastësie, por si pasojë e një pune konstante dhe të vazhdueshme, pa u tërhequr kurrë dhe pa lodhje për të qenë kjo që je në një skenë.
Tjetra është që të uroj vërtet fat sepse për mua fati në jetë ka qenë përcaktues në shumë momente. Unë pata fatin të njoh shumë njerëz, unë pata fatin të jem baba, unë pata fatin të kem dy prindër të mrekullueshëm, të kem një motër të mrekullueshme, unë pata fatin në jetë të jem një sportist dhe të kem një talent, unë gjithashtu pata fatin të të njoh ty dhe ky ishte një fat i madh, më beso mua, krahas gjithë ndodhive më të bukura në jetën time. Duke të thënë që të dua dhe duke të uruar këtë fatin ashtu siç ma do zemra ime pak fat, dua gjithashtu të të uroj pse jo, edhe të fitosh sepse ti shpirt e meriton!”