Emisioni Vetting në News24 ka investiguar mashtrimet me kreditë online, ndërsa ka kontaktuar me mashtruesit që pasi kanë futur në kurth një qytetar, kanë përdorur të dhënat e tij për të vijuar mashtrimet me të tjerë persona.
Nëpërmjet një sms-je në platformën Whats app Vetting më datë 28 nëntor 2023 i ka kërkuar shumën prej 22 mijë euro kredi të pretenduar.
Në përgjigjet e kthyera nga pronarët e faqes BOA është bërë edhe kalkulimi se sa do të ishte kësti që do duhej të paguante çdo muaj. Pikërisht kjo shifër do ta ndiqte gjatë gjithë procesit të infilturarin.
Gazetarët e Vetting kanë kontaktuar grupin e mashtrimet të kredive në e-mailin që kishin publikuar në komentet e postimit të një politikani shqiptar:
“Mirëmëngjes,
Po kërkoni një kredi të ligjshme? Jeni lodhur duke kërkuar për hua dhe hipotekë? Jeni refuzuar nga bankat tuaja? Keni nevojë për një huamarrës për të pastruar borxhet/faturat tuaja? Atëherë trauma juaj financiare ka mbaruar, ne ofrojmë kredi 5,000 euro minimumi deri në 10,000, 000 euro me interes 3 perqind. Ne jemi të certifikuar dhe të besueshëm. Ne mund t’ju ndihmojmë me ndihmë financiare. Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni me emal: [email protected]”.
Në republikën e Shqipërisë 80 % e qytetarëve kanë rënë pre e mashtrimeve me mesazhe të tilla, qoftë nga telefoni, qoftë nga email-I, ose rrjetet sociale, personave u kërkohet një shumë e caktuar parash për të depozituar përmes Ëester Union, Maney Gram, për vetë faktin që duan t’iu përvetësojnë pasurinë, paratë e tyre, mbi të gjitha të jetë pre e këtij mashtrimi online, mbi të gjitha cilësohen viktima. i këshilloj qytetarët shqiptar të mos hapin linke të tilla pa i verifikuar, të mos bëjnë blerje online me karta krediti, të verifikojnë çdo link që të jetë i besueshëm. Në të kundërt çdo link ose aplikacion që ato e shkarkojnë si pasoj ata mund të jenë viktima të sulmit kibernetik”, tha avokati Mevlut Derti.
Pas kontaktit në email, mashtruesit kalojnë në fazën e dytë duke dërguar numrin e telefonit dhe afruar më shumë me “prehën” e tyre. Numri i dërguar rezulton me prefiks suedez dhe në të dhënat e numrit është vendosur një emër, konkretisht Francesco Minervini.
“Mashtimet online me kreditë janë jo të besueshme pa u bërë verifikimi më parë për vetë faktin ku i ofrojnë një kredi online, së pari duhet të bëjnë një verifikim të saktë të kredidhënësit, kush është, licenca, jetëgjatësia e kompanisë. Duke kontrolluar besueshmërinë e dokumentacionit atëherë qytetari nuk mund të jetë viktimë e një kredie online, në të kundërt mund të mashtrohet shumë thjesht për të rënë pre e kredive online. Duhen bërë verifikimet më minimale për të siguruar disa informacione paraprake”, shpjegoi Mevlut Derti.
Pas verifikimeve të kryera nga gazetarët rezulton që edhe ky emër është një tjetër viktimë i këtij rrjeti që tashmë po i përdorin edhe të dhënat personale.
Nëpërmjet një sms-je në platformën Ëhats app Vetting më datë 28 nëntor 2023 i ka kërkuar shumën prej 22 mijë euro kredi të pretenduar. Në përgjigjet e kthyera nga pronarët e faqes BOA është bërë edhe kalkulimi se sa do të ishte kësti që do duhej të paguante çdo muaj. Pikërisht kjo shifër do ta ndiqte gjatë gjithë procesit të infilturarin.
Biseda 1:
Vetting: Jam i interesuar për kredi 22 000 euro. Si i keni procedurat?
Banka BOA: Për sa vite mund ta shlyeni?
Vetting: Si janë afatet dhe interesat që ta llogaris për sa vite mund ta shlyej?
Banka BOA: 3 përqind. Për sa vite mund ta shlyeni?
Vetting: Maksimumi 84 muaj
Banka BOA: Parametrat e kredisë: Shuma e kredisë: 22000 euro.
Kohëzgjatja e kredisë: 84 muaj.
Norma vjetore e kredisë: 3 përqind.
Sigurimi mujor: 0
Fillimi i kredisë: 2/2024
Pagesa mujore e kredisë: 290 euro
Banka BOA: Ok! Kur ju duhet kredia?
Vetting: Më duhet javën tjetër. Në datën 8 dhjetor 2023.
Banka BOA: Na dërgoni një foto të kartës së identitetit dhe ju do të paguani 220 euro për tarifat e aplikimit dhe ne do t’ju dërgojmë një dokument, ju nënshkruani dhe ne do t’ju japim kredinë.
Vetting: Të lutem a mund ta heqësh tarifën e parapagimit 220 euro? Ku ndodhen zyrat tuaja?
Banka BOA: Ne jemi në Francë dhe gjithçka bëhet online. Ne nuk jemi këtu për të mashtruar njerëzit.
Vetting: Do të nis foto të pasaportës
Banka BOA: A mund ta bëni pagesën sot?
Vetting: Pas pagesës do të dërgoj foton që të shikosh që i kam paguar
Banka BOA: Në çfarë ore mund të shkoni dhe të bëni transferimin e 220 eurove?
Vetting: Ç ’rëndësi ka ora? Mund të më sillni faturën ku unë mund të paguaj?
Banka BOA: Për çfarë fature e ke fjalën. Duhet të paguani tarifat përpara se të merrni kredinë. Nëse e bëni pagesën sot, do ta keni gati kredinë të hënën.