Emisioni Vetting duke investiguar mashtrimin me kreditë online ka arritur të kontaktojë shtetasen shqiptare E.E, 35 vjeçe. Kjo e fundit ka zbuluar detaje tronditëse rreth asaj që ka ndodhur, si janë përdorur të dhënat e saj bankare, si transferoheshin paratë dhe më pas tërhiqeshin nga llogaria.

Gazetarët kanë kontaktuar shtetasen shqiptare E.E për të marr dëshminë se ku kanë përfunduar paratë që janë transferuara në llogarinë e saj bankare.

35 vjeçarja ka zbuluar detaje tronditëse, rreth këtij grupi të strukturuar ku pretendon se është përdorur.

Miliona lekë ishin kaluar në llogarinë e saj bankare nga disa qytetarë që kërkonin të merrnin kredi nga ky grup mashtrimi. Gjatë bisedës me gazetarët  e reja rrëfeu versionin se sipas saj, se nuk ishte në dijeni  të veprës penale por që ishte kishte vendosur në dispozicion  të mashtruesve llogarinë e saj bankare për të paktën dy vite. Duke i dhënë “përfaqësuesve” të bankës, kartën ne bankës dhe kodin, teksa pretendonte se jua kishte dërguar nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Është naivitet, ti i jep të dhënat e kartës tënde dikujt. Ku e ke dëgjuar ti që merren para dhe kredi online nga një institucion që ti nuk e njeh fare? Nga një faqe uebi që ti nuk e njeh fare. Që të jetë një faqe e sigurtë duhet të fillojë me HHTPS,” deklaroi Drini Serjani Ekspert IT.

Vetting Skema E Mashtrimit 3
Vetting Skema E Mashtrimit 3

Bisedat

Vellai i E.H: Vjehrrës së saj i  ka shkuar një mesazh, keni fituar një llotari amerikane, një budallallëk

E.E: Jo, jo donacion

Vellai i E.E: Po donacion, kjo donte të merrte lekët, kjo e zgjuara. Ka filluar transfertat nga 500 nga 1000, 2000, 3000. Transaksionet duke i ‘ua kaluar atyre në bankë. Emra të ndryshëm i ka aty tek ajo

E.E: Fillimisht kam dërguar përmes ManeyGram

Vetting: Në çfarë emrash i ke dërguar këto para?

E.E: Një është Romeho Mahim

Vellai i E.E: Një e ka Salif Straore.

E.E: Po

Vellai: Këtë e kam parë unë, pastaj e morën nga policia, i çuam ato në polici tek drejtoria

Vellai
Vellai

Vetting: Çfarë të ofruan ata?

Vëllai: Paguaj këto që të marrësh 150 milionë lekë

E.E: Atyre ju kam dërguar me foto kartën time bankare, të gjitha debitimet që janë bërë nga llogaria ime. Psh. Unë kam hedhur 500, ata i debitonin përmes kartës time bankare. Më kërkonte kodin tim që më vinte në telefonin tim, dhe unë i’ua dërgoja atyre, dhe ata i bënin direkt. E kam dhënë edhe pasëordin e kartës bankare

Vetting: Kjo pagesë është bërë në llogarinë tënde në 12 dhjetor 2023

E.E: Nga këto lekë që më kanë dërguar unë nuk kam tërhequr asgjë

Vetting: Lekët në llogarinë tënde kush i ka tërhequr?

E.E: Janë tërhequr me kartë jashtë shtetit

Vëllai: Kjo edhe tek krimi ekonomik që i bënë denoncim, dmth që na thirrën

E.E: Përveç teje, denoncimin e parë e kam marrë nga një adresë, nuk e di, banka…. Ai e ka bërë denoncimin e parë

Vetting: Sa kohë ka?

E.E: Është para F…, denoncim tek krimi ekonomik, ka qenë 5-6 muaj para teje. Përveç teje se unë tani i kam parë,  është një Anila Lleshi.

70d085d1 34c5 40c9 8a47 8788bcdbdf14
70d085d1 34c5 40c9 8a47 8788bcdbdf14

Vetting: Cila është arsyeja që nuk morët hapa të mbyllnit këtë llogari bankare?

E.E: E para e punës, unë kam patur kredi në Bankën…., nuk mund ta mbyllja këtë llogari.

“Teorikisht është e pamundur që një haker të disponojë numrin 16-shifron të kartës, të posedoj datën e skadencës të kësaj karte gjithsesi edhe numrin CVV të kartës edhe pinin për të tërhequr para kesh”, sqaroi ekperti i IT Drini Serjani.

“Së pari, është detyrim ligjor që një person të bëjë kallëzim për një person që ka vjedhur sepse parandalon edhe raste të tjera që mund të jenë pre e këtyre vjedhjeve. Së dyti, duhet të marrë masa të menjëhershme për të mbyllur llogarinë bankare apo çdo lloj veprimi tjetër që mund të cënojnë të ardhurat e tij në një proces më të gjatë akoma. Këto janë dy veprime që duhet të ndërmarrë. Duhet ti drejtohet organeve ligj zbatuese me kallëzim penal dhe e dyta të kontrollojë llogaritë e veta,” sqaroi Avokat Arben Llangozi.

Por 35 vjeçarja e vijonte prej vitesh këtë veprimtari pavarësisht ankesave nga qytetarët

Biseda

Vetting: Kur e ke filluar aktivitetin?

E.E: Nga fundi i vitit 2022

Vetting: Nga viti 2022 deri në vitin 2024, kur e ke ndërprerë ti?

Vëllai i E.E: Këtë vit e ka ndërprerë kur e zbulova unë

Vetting: Si ka mundësi që 2-3 vjet nuk e ke kuptuar

E.E: Unë e kam kuptuar doja të merrja lekët e mija

Vëllai: Donte të merrte lekët e saja

E.E: Mua më thoshin futi edhe 500 se do të marrësh kredinë patjetër, pastaj e kthyen kështu në kredi, sikur është kredi ajo që dua të marr unë. Po të lexosh bisedat do të kuptosh çdo gjë

Vetting: Denoncimin kur e keni bërë?

E.E: Kur më ka thirrur tek Krimi Ekonomik, se edhe ai më ka ndihmuar, më ka thënë sesi puna jote ka ardhur një tjetër për të denoncuar

Vetting: Denoncimin e kanë bërë klientët

E.E: Edhe një gjë më bëri përshtypje, a ka të drejtë banka që të paguajë kredinë time

Vëllai i E.E: Është me automatë ajo, që kalon rroga dhe i mban

E.E: Rrogën nuk e kam tek Banka…..

Aafc82f6 5f59 403d B4c7 F4f4c115a182
Aafc82f6 5f59 403d B4c7 F4f4c115a182

Vetting: Ligjërisht ke qenë në dijeni?

E.E: Ligjërisht po, kam qenë në dijeni

Vetting: Si ka mundësi që policia e shtetit dhe prokuroria nuk të kanë ndaluar?

E.E: Nuk e di

Vetting: Sa lekë kanë kaluar deri më tani në llogarinë tënde?

E.E: Për një vit, maksimumi mund të ishin deri në 1 milion e gjysmë

Vetting: Tërheqjen e parave  e ke bërë ti?

E.E: Jo, unë nuk kam marrë asnjë lekë.  Kur thoshin këta do të marrësh lekët e kredisë thoshin duhet të kesh 500 mijë lekë plus. Duhet të kesh 500 mijë lekë në llogari që të fusim lekët tek llogaria. Psh. Unë kisha 200 mijë lekë, pjesën tjetër e tërhiqte ai

Vetting: Si ka mundësi që në të gjitha rastet lekët i kanë marrë ata dhe jo ti?

E.E: Të thash pra, ata thoshin hidh 500 mijë lekë, duhet të plotësoheshin 500 mijë lekë. Unë nuk e kam ditur që hidheshin lekë nga persona të ndryshëm lekët, e kupton? Unë mendoja se këto lekë i hidhnin ata që do të më jepnin kredi

Vetting: A nuk të bëri përshtypje që këto lekë tërhiqeshin nga banka?

E.E: Nuk e kuptoj dot. Më vinte mesazhi që kur kisha këstin e kredisë që nuk e kisha paguar, që e paguaja 5 ditë më mbrapa, që nuk kisha mundësi për momentin. Më vinte mesazhi: Kësti i kredisë tuaj u bë. Pastaj vinte mesazhi; “Kredia juaj u pagua”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb