Kryeministri Edi Rama, homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kanë kaluar disa momente bashkarisht në një tryezë, teksa ndodhen në Budapest, atje ku është zhvilluar mbledhja e Komunitetit Politik Evropian.
Takimi ka ndodhur pak përpara nisjes së punimeve të Samitit dhe duhet se 3 liderët kanë shfrytëzuar këtë moment ndoshta për të shkëmbyer ide apo batuta.
Nga foto duket se Kryeministri Rama ndodhet në krah të Mitsotakis, ndërsa Erdogan përballë tyre, duket se tërheq vëmendjen e personazheve që ndodhen në këtë tryezë, që më shumë duket si një takim miqsh, të zhveshur nga kostumet politike.
Mediat greke shkruajnë se gjatë kësaj bisede informale, liderët shkëmbyen mendime mbi rezultatet e zgjedhjeve amerikane, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Liderët evropianë u mblodhën në Hungari për samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), një platformë që u themelua në vitin 2022 për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane në trajtimin e çështjeve kryesore globale.
(BalkanWeb)