TIRANË
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një lajm të burkur, siç e cilëson ai për fitoren e medaljes së argjendtë nga Shqipëria turistike.
Rama shkruan se Shqipëria është nderuar si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik.
Ky votim e vlerëson Shqipërinë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore.
“😍Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku #ShqipëriaTuristike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore🇦🇱🫶
#KrenarPërShqipërinë🦅♥️ #VetëmPërpara➡️🇪🇺 #SHQIPËRIA2030🇦🇱”, shkruan Rama.